Itali- Një shqiptar dhe një rumun kanë rënë në prangat e policisë italiane në Milano, pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.
39-vjeçari shqiptar dhe 35-vjeçari rumnun, të dy pa precedentë të mëparshëm penalë, akuzohen për veprën penale posedimit për qëllim të shitjes së mbi 90 kilogramëve marijuanë.
Sipas mediave fqinje marijuana dhe 20 mijë euro kesh u gjetën të fshehura në një kamion me targa rumune.

“Hetuesit i ndaluan të dy pasi vunë re se një makinë në zonën e Brignano Gera d’Adda i afrohej një kamioni të parkuar dhe i dorëzonin qese të mëdha plastike shoferit përpara se të largoheshin me nxitim.
Pikërisht në atë moment policia vendosi të kontrollonte kamionin, me targa rumune, duke gjetur çantën e madhe të dorëzuar pak më parë nga personi në makinë dhe një pjesë të dyshemesë së mjetit pa vida”, shkruan Ansa.
Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Bergamos.
Komente

