Policia italiane ka ndërmarrë një aksion antidrogë pasditen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Ternit.

Një shqiptar dhe një rumune kanë rënë në prangat e policisë, pasi në banesën e tyre u gjet një sasi kokaine.

Siç raportojnë dhe mediat italiane, gjatë aksionit të karabinierëve të Ternit, u kapën në flagrancë 30-vjeçari shqiptar V.D. dhe  28-vjeçarja rumune D.C.

Në operacionin e bërë në shtëpinë e tyre, u gjetën 67 gramë kokainë të ndarë në doza. Shqiptaria dhe rumunia jetonin sëbashku në të njëjtën banesë, ndërsa nuk dihet se cila ishte lidhja mes tyre.

Gjithashtu, Policia sekuestroi edhe mjete prerës për drogën si dhe 2 mijë euro para cash të fituara, të dyshuara si fitime të siguara nga shitja e kokainës.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com