Një revistë dedikuar tërësisht Papë Françeskut është publikuar të mërkurën,më 5 mars, nga nje kompani mediatike italiane.
Revista, e titulluar “Il mio Papa” publikoi numrin e parë: 69 faqe të mbushur me foto të papës, historinë e jetës së tij, thirrjet e tij për paqe, dhe artikuj me mendimin e njerëzve për të.
Me një çmim fillestar prej 50 qindarkash dhe një tirazh prej 500 mijë kopjesh “Il mio Papa” është e përjavshmja e parë në botë mbi papa Françeskun.
Sipas redaktorit të revistës, Aldo Vitali, kjo revistër nuk ka si qëllim “publicitetin” për papen, por ta ndihmojë atë që ta bëjë botën një vend më të mirë.
Revista publikohet nga kompania mediatike italiane "Mondadori” që zotërohet nga ish kryeministri, Silvio Berlusconi.
Nga ana e tij, Papa Françesku tha në një intervistë për të përditëshmen italiane ”Il Corriere della Sera” ndihej i ofenduar” se ishte përshkruar si “supermen” dhe se “disa mitologjizma lidhur me papën nuk i pëlqenin aspak”.
Redaksia online
(os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com