Itali/ Punonte në një serë dhe sa ishte bashkuar me familjen, i riu shqiptar gjendet i pa jetë në arë

Itali/ Punonte në një serë dhe sa ishte bashkuar me familjen, i riu shqiptar gjendet i pa jetë në arë

Foto ilustruese

Një 20-vjeçar shqiptar në Itali është gjendur i pa jetë në një arë në afërsi të një sere ku ishte i punësuar.

Mediat italiane raportojnë se i riu, vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno dhe nuk kishte shumë kohë që kishte gjetur punë në këtë serë.

Dyshimet e para për vdekjen e papritur të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.

I riu shqiptar është identifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut. Fillimisht raportohet se ai ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma.

I riu ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur, ndërkohë, policia ka nisur një hetim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla