REGGIO EMILIA- Dy prindër shqiptarë, burrë e grua u liruan nga akuzat për dhunë seksuale ndaj djalit të tyre, (në atë kohë vetëm 5 vjeç). Procesi gjyqësor u mbyll sot në Reggio Emilia. Nexhip Qipi ishte akuzuar për dhunë seksuale ndaj djalit të tij pas aktit të puthjes në organe gjenitale. Prokuroria akuzonte dhe të ëmën e fëmijës dhe gjyshen pasi nuk kanë arritur të mbrojnë fëmijën nga këto veprime. Më 13 nëntor, Prokurorja Maria Rita Pantani kërkoi dënimin me 9 vjet burg për të tre, por gjykata i liroi nga akuzat duke thënë se nuk ekziston vepra penale.
“Bëhet fjalë për një gjest përkëdhelie që një baba në Shqipëri zakonisht bën kundrejt fëmijëve djem. “Nuk ka asgjë perverse” kanë thënë avokatët mbrojtjës në gjykatë . Ndërkohë që në mbështetje të tij ishte dhe komuniteti shqiptar në Reggio Emilia.
Menjëherë pas kësaj në mars familja u largua nga Italia për t’u kthyer në Shqipëri, ndërkohë që në nëntor ishin kthyer në Itali vetëm i ati dhe e ëma e dy fëmijëve. Procesi me dyer të mbyllura zgjati 2 vjet dhe u ndjek nga shumë shqiptarë dhe shoqata të shqiptarëve të cilët kërkonin lirimin nga akuzat të çiftit. Nexhip Qipi u gjykua në gjendje të lirë
KAMERAT FILMUAN SKENAT
Historia i referohet 2 vite më parë, në gusht të 2010 kur ndaj babait u mor masa e arrestit burg pasi kishte përkëdhelur djalin e tij të vogël në organe gjenitale. Kamerat e vendosura fshehurazi në banesën e tij, kanë filmuar momentet ‘erotike’. Gjithçka kishte nisur pas një bisede në kopësht mes fëmijëve dhe edukatoreve se çfarë bëjnë në shtëpi, kur 5-vjeçari i emigrantit shqiptar i kishte treguar se i ati e përkëdhelte dhe tek organi gjenital. Edukatoret bënë denoncimin në polici dhe më pas nisi procedimi penal. Kamerat kishin kapur të atin të kryente këtë veprim dhe në sy të dy vajzave të tij.
SHQIPTARET NE MBROJTE TE BABAIT: NUK ESHTE PEDOFILI, ESHTE PERKEDHELI
Edhe në fillim të procesit, në 2010 avokatët mbrojtës thanë se nuk kemi të bëjmë me dhunë seksuale por përkëdheli prindërore të cilat ishin edh në traditën shqiptare, prandaj kërkoj rishikimin e akuzës. Arrestimi i babait ngjalli reagim dhe protesta të emigrantëve shqiptarë të cilët kërkonin lirimin e babait pasi nuk kishim të bënim me një rast pedofilie por thjesht me përkëdheli. Reaguan dhe zyrtarë, Hasan Halili Prefekt i Qarkut Vlorë dhe Kanan Braho kryetar i Bashkisë së Orikumit i dërguan shkresa zyrtare të protokolluara dhe vulosura Konsullit Italian në Vlorë duke interpretuar një sjelljen Qepit si një element të traditës dhe kulturës shqiptare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com