ITALI-Një shqiptar ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Monza.

Viktima është 24-vjeç, ndërsa nuk jepet identiteti nga policia italiane.

Nga të dhënat e para nga mediat italiane, shqiptari ishte përfshirë në një sherr jashtë ambienteve të një lokali në Brianza.

Shqiptari është qëlluar në momentin që ishte futur në makinë, ndërsa është dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia italiane ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sherr të momentit apo përfshirje në veprimtari të pangishme. 

Itali
Fotoja e vrasjes se shqiptarit ne Itali

dy.b/shqiptarja.com