Itali, qeveria “Renzi” merr
votëbesimin në Dhomën e Ulët
Qeveria e re e drejtuar nga Matteo Renzi ka marrë votëbesimin në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Qeveria e re u votua me 378 vota pro, 220 kundër dhe 1 abstenim.
ITALI- Qeveria e re e drejtuar nga Matteo Renzi ka marrë votëbesimin në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Qeveria e re u votua me 378 vota pro, 220 kundër dhe 1 abstenim.
Ndërsa një ditë më parë qeveria “Renzi” mori votëbesimin e Senatit.
Ish-kryeministri Enrico Letta në momentin kur mori votëbesimin në Dhomën e Ulët, arriti të merrte 379 vota pro, 212 kundër dhe 2 abstenim.
Në sallë ishte i pranishëm edhe ish-sekretari i PD-së, Pierluigi Bersani, i cili u largua nga detyra për arsye shëndetësore në muajin janar të këtij viti. Ai tha “Unë jam mirë, po ju? Kam ardhur për të përqafuar Letta-n dhe për të dhënë votëbesimin”.
(Foto/Momenti i përqafimit të ish-kryeministrit Enrico Letta me ish-sekretarin Bersani)QEVERIA "RENZI" MERR VOTEBESIMIN E SENATITQeveria Renzi ka arritur të marrë votëbesimin e Senatit italian. Në një seancë maratonë prej 11 orësh, senati votoi me 169 vota pro dhe 139 për qeverinë e re. Krahasuar me paraardhësin e tij Enrico Letta, Renzi morri 4 vota më pak.
Në profilin e tij në ‘Twitter’ Renzi u shpreh i kënaqur me votimin në Senat dhe pret votëbesimin e Parlamentit. Më pas do të punohet seriozisht.
Gjatë ditës së sotme, pritet votëbesimi i parlamentit italian. Diskutimet kanë filluar në orën 10 të mëngjesit ku diskutohet rreth pikave të programit të qeverisë, ndërkohë që pasdite do të mbahet dhe votimi. Renzi ka premtuar të ulë taksat e punës, si dhe të miratojë disa reforma institucionale për të përmirësuar gjendjen e vështirë ekonomike të Italisë.
Redaksia Online
(e.s/ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit
12 Janar, 14:41
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57