Qeveria italiane do t'i paraqesë një paketë për reformën në drejtësi kabinetit më 29 gusht, deklaroi sot kryeministri italian, Matteo Renzi. "Aktualisht, në gjykatat tona ndodhen pesë milionë padi civile, por të gjitha janë në vendnumëro dhe duhen mesatarisht 940 ditë që ta shqyrtojë gjykata e shkallës së parë", u shpreh kryeministri. "Kjo është e papranueshme", theksoi ai. Reformat e planifikuarapërfshijnë ndryshime administrative në gjykatë, ndërkohë që kryeministrit i jepen fuqi ekzekutive për të dënuar neglizhencën dhe shpërdorimin e detyrës nga gjykatësit. Më 1 korrik, Renzi bëri të ditur një plan ambicioz përreformat në drejtësi me 12 pika dhe ai shpreson të kalohen në shtator. Reforma do të lehtësojë të drejtën civile për të shkurtuar kohën mesatare për një çështje civile për rreth një vit në gjykatën e shkallës së parë. Sistemi i ngadalshëm i drejtësisë penale i Italisë pritet të jetë më i efektshëm. Pika të tjera kyçe përfshijnë marrjen e përgjegjësisë nga ana e magjistratëve për veprimet e tyre si dhe legjislacionin e ri për përgjimet dhe depolitizimin e gjyqësorit./ ATSH/