Qeveria e Matteo Renzi pritet të marrë sot votëbesimin nga senati italian. Kryeministrit italian do t’i duhen vetëm 161 vota nga 320 për të marrë votëbesimin, por duket se do të jetë thjesht një formalitet.
Kjo pasi vetëm partia e tij, PD ka 107 senatorë, të cilëve u shtohen 31 vota të senatorëve të partisë Qëndra e Re e Djathë, 8 të Zgjedhjes Qytetare, 12 të Per l’Italia dhe 12 të Grupit të Autonomive gjuhësore. Këtyre votave u shtohen dhe ato të dy senatorëve të përjetshëm Ciampi e Piano, si dhe 4 votat e senatorëve të përjashtuar nga partia e Lëvizja 5 Yjet.
Sipas këtyre shifrave, Renzi mund të mbeshtetet në të paktën 175 për të marrë votëbesimin.
Diskutimet në Senatin italian priten të fillojnë sot në orën 15:30 ndërsa procesi i votimit gjatë orëve të natës.