Gazetari italian Sigfrido Ranucci nuk do të prezantojë më emisionin Report.
Rai ua ka besuar programin historik investigativ gazetarëve Giulia Presutti dhe Daniele Piervincenzi.
"Rai njofton se, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, prezantuesi i Report do t'u besohet Giulia Presutti-t dhe Daniele Piervincenzi-t, të dy fitues të procesit të përzgjedhjes së Rai-t për gazetarët profesionistë. Kjo zgjedhje shënon një fazë të re për një nga programet më të rëndësishme në ofertën e thelluar të shërbimit publik, me dy gazetarë të përzgjedhur si fitues të konkursit Rai për të drejtuar emisionin, duke reflektuar profesionalizmin dhe përvojën e tyre në këtë fushë", shkroi Rai në një deklaratë.
Emri i Sigfrido Ranuccit është i njohur në Shqipëri pas një atentati me eksploziv pranë banesës së tij, për të cilën fillimisht u tha se ishte vendosur nga grupe kriminale shqiptare. Por, hetimet e mëvonshme nxorrën në dritë një skenar krejt tjetër, pasi u zbulua se autori i bombës ishte miku i tij, sipërmarrësi Valter Lavitola.
Kujtojmë se Ranucci largohet nga drejtimi i “Report” nëntë vjet pasi mori stafetën nga Milena Gabanelli.
Lajm në përditësim...











Komente
Komento