Itali, Renzi: Do të rindërtojmë
zonat e prekura nga tërmeti

Itali, Renzi: Do të rindërtojmë<br />zonat e prekura nga tërmeti
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi tha se që prej ditës së nesërme do të nisë puna për të rikonstruksionin e zonave të prekura nga tërmeti në Italinë qendrore. Renzi deklaroi se nesër do të mbledhë qeverinë dhe emergjencat civile.
 
Do të bëjmë një rindërtim të plotë, siç ka qenë që ti japim mundësi banorëve që të rikthehen në jetën e mëparshme. Nesër do të mblidhet këshilli i Ministrave bashkë me mbrojtjen civile dhe urdhërat e para do të vihen menjëheë që gjatë ditës së nesërme. Do të vazhdojmë të punojmë që këto zona të ruajnë këtë imazh. I gjithë solidariteti që po shpreh Italia duhet të përkthehen si ndjenja sentimentale dhe përqafime për njerëzit e prekur. Kam folur me disa banorë të prekur dhe me ka bërë përshtypje dinjiteti i tyre”, deklaroi Renzi.
 
Kryeministri Italian u shpreh se qytetetët e prekura do ndërtohen me siguri maksimale. Renzi theksoi se ky është moment që duhet të qajme dhe të lutemi njëkohesisht punës në terren.
 
Masat do të vihen menjëherë në funksion që nesër. Jemi pranë njerëzve që po përjetojnë këto orë dramatike, vijojnë operacionet e kërkim shpetimit. Po punojmë për identifikimin e viktimave. Qytetetët e prekura do ndërtohen me siguri maksimale. Disa prej viktimave ishin turistë. Është momenti qe edhe mund të qajme, edhe mund të lutemi, është momenti më i vështirë, por Italia është e fortë. Duhet të jemi krenar për punën që po bëjmë. Jemi krenar për Italinë tonë”, tha kryeministri i Italisë.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet