ROME - Kryeministri i ri i Italisë, Matteo Renzi po vijon konsultimet për krijimin e qeverisë së re në Itali. Pas ditës së martë, që u mbyll me vështirësi mes Renzit dhe Alfanos dhe pas refuzimit nga ana e disa partive të vogla, kryeministri i ri mëngjesin e sotëm do të takohet me liderët e partive kryesore.
Në orën 10: të paradites së sotme kanë nisur bisedimet në sallën e ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi dhe më pas do të takohet me liderët e Partisë Demokratike. Ndërsa rreth orës 13:45 do të takohet me Grillon, liderin e Lëvizjes 5 Yjet. Ky i fundit, kishte deklaruar më herët se këto konsultime ishin false dhe se ai nuk do të merrte pjesë në to.
Përsa i përket takimit me partinë Forza Italia, fjala kyçe është çështja e reformave. Berlusconi kërkon që të diskutohet ligji elektoral dhe të aprovohet duke filluar nga java e ardhshme dhe gjithashtu pretendon që të mos bëhen ndryshime.
Por kryesore për Matteo Renzin, është raporti me partinë e sapo krijuar NCD (Nuovo Centro Destra) (Qendra e Djathtë e Re) përsa i përket çështjes së "vendeve në qeveri". Lideri i NCD-së Alfano, kërkon të marrë tre ministri dhe axhenda e tij përmban reforma për përgjimet, për paraburgimit dhe përgjegjësia civile e gjyqtarëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com