ROME- Pistë e re hetimi për vrasjen e 30- vjeçares Mariana Marku, e cili u gjet e pajetë një muaj më parë pranë shtëpisë së saj, në Avezzano, të Italisë. Ndërsa deri tani është menduar se vrasja e saj ishte aksident, prokuroria e Avezanos ka në dorë një pistë të re, atë të vrasjes për motive hakmarrjeje. Hetimet e deritanishme, të përqendruara kryesisht në tabulatet telefonike kanë sjellë disa prova të reja që implikojnë 4 shqiptarë në vrasjen e Marianës. Policia italiane dyshon se katër persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen, pasi, siç thonë mediat italiane, kishte thyer kodin e nderit duke braktisur Shqipërinë, ku bashkëshorti ndodhet i arrestuar në qeli.
Një vdekje e cila fillimisht u konsiderua si një aksident, duket se nuk ka qenë aspak i tillë. Zbardhja e bisedave telefonike ka bërë të mundur zbulimin e pranisë së një bande shqiptare të përbërë nga 4 vetë, të cilët kanë mbërritur në qytet të ftuar nga një i njohuri i tyre, vetëm në periudhën që ka ndodhur vrasja. Më pas, ata janë rinisur drejt Shqipërisë. Trupi i të resë shqiptare u gjet para një muaji me një këmbë e një krah të këputur, disa qindra metra larg shtëpisë. Mariana Marku kishte plagë edhe në kokë dhe në bark. Ekspertët fillimisht hodhën dyshime se ishin shkaktuar nga aksidenti dhe më pas qëndrimi për disa kohë i pagjetur. Ndërsa një pistë tjetër thuhet se plagët janë shkaktuar vrasje me dashje dhe jo nga një aksident.
/Shqiptarja.com