ITALI – Rreth 800 imigrantë të shpëtuar nga anije të Marinës italiane
ROMË, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Katër anije kanë shpëtuar rreth 800 imigrantë në Mesdhe, njoftoi sot Marina ushtarake italiane, e cila shtoi se pesë trupa ndodheshin mes grupit të shpëtuar nga një anije tregtare. “Anija ‘Sfinge’ ka shpëtuar 95 imigrantë, dy prej të cilëve gra, në bordin e një gomoneje dhe anija ‘San Giorgio’ ka […]
ROMË, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Katër anije kanë shpëtuar rreth 800 imigrantë në Mesdhe, njoftoi sot Marina ushtarake italiane, e cila shtoi se pesë trupa ndodheshin mes grupit të shpëtuar nga një anije tregtare.
"Anija 'Sfinge' ka shpëtuar 95 imigrantë, dy prej të cilëve gra, në bordin e një gomoneje dhe anija 'San Giorgio' ka ndërhyrë për të shpëtuar dy barka të tjera ku ndodheshin 276 imigrantë, tre prej të cilëve gra dhe pesë fëmijë", nënvizoi në një komunikatë Marina ushtarake.
Dy prej tyre, gjendja shëndetësore e të cilëve ishte problematike u transportuan me helikopter drejt spitalit të Catanes (Siçili).
Fregata Zeffiro ka shëtuar tre gomone me 294 imigrantë në bord, 28 prej të cilëve gra dhe 9 minorenë dhe anija Urania ka shpëtuar 98 imigrantë edhe ato në bordin e një gomoneje, shtoi Marina italiane.
Ky operacion, kryer në bashkëpunim me një anije tregtare që ndodhej në zonë, ka mundësuar shpëtimin e 61 imigrantëve.
Marina italiane theksoi se aktualisht 1 771 imigrantë, të shpëtuar këto ditët e fundit në ujërat territoriale italiane, ndodheshin në bordin e anijeve në pritje të autorizimit nga ministria e Brendshme për t'i zbarkuar./
/ec/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.4%
-
Gafë
48.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos
9 Janar, 18:08
-
Dibër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët
9 Janar, 17:57
-
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
9 Janar, 17:46
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, bokseri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
iute merr licencë në BE
9 Janar, 17:36
-
Kalifornia mobilizon afro 400 të burgosur për shuarjen e zjarreve në Los Anxhelos
9 Janar, 17:31
-
Zjarret në Kaliforni, kompanitë e sigurimeve përballë humbjeve deri në 10 miliardë dollarë
9 Janar, 17:26
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19