Dy të rinj të dehur janë fotografuar duke bërë seks në sheshin “Santa Croce”, në Firence të Italisë. Kjo ngjarje sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët tepër kureshtarë janë afruar pranë çiftit dhe kanë filmuar çdo moment.

Këtë skenë, kalimtarët e rastit e kanë fiksuar nëpërmjet telefonëve celularë dhe më pas, këto momente janë përhapur në mënyrë të menjëhershme në internet nëpërmjet rrjetit “Twitter”.

Sipas asaj që lexohet në një të përditshme italiane, kjo skenë “ka zgjatur shumë” dhe përreth janë mbledhur disa persona të cilët xhironin me telefonat e tyre celularë dhe realizonin fotografi të shumta.
Nga mediat Italiane, citohen disa të rinj që kishin parë skenën - “Ishim duke ecur në shesh dhe fillimisht kemi parë një grup me persona. Ende nuk ishim të qartë për atë që po ndodhte, ndërkohë që u afruam më pranë për të parë më mirë. Mund të ishin rreth njëzet persona që filmonin dhe fotografonin këtë skenë. Ashtu sikurse duket edhe në fotografi, ishin duke bërë seks”, është shprehur një i ri, 21-vjeçar.

Një tjetër kalimtar, ka deklaruar se Firence është bërë një bordello e hapur. “E kam realizuar atë fotografi rreth orës 22.30 të mbrëmjes”. Ndërkohë që një tjetër person shkruan se dy personat ishin të huaj dhe mund të kenë qenë të dehur ose të droguar.

(Shqiptarja.com)