ITALI – Sekuestrohet një sasi e konsideruar droge prej 20 kg në portin e Venecias, ku ra nën pranga një shtetas shqiptar.

Ai po udhëtontë me makinën e tij tip Fiat Ulysse, në pjesën e pasme të së cilës kishte fshehur dorgën e paketuar në qese te vogla të zeza.

Ndalimi i shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë ende i njohur nga mediat ra menjëherë nën prangat e poilicisë së Guardia di Financia pasi ishte nisur drejt Patras.

Nëntorin e vitit të kaluar një sasi e njëjtë droge ishte kapur në port ku u ndalua një tjetër shqiptar i cili kishte fshehur drogën në makinën e tij tip Mercedes Classe A.

(ad.ti/shqiptarja.com)