ITALI - Policia Financiare ka sekuestruar ditën e sotme 4 ton cigare kontrabandë në brigjet e Brindizit dhe ka arrestuar tre persona, mes tyre një shqiptar.
Trafikantët janë pikasur nga një patrullim ajror në zonë me anë të një avioni gjurmues, e më pas është bërë dhe ndërhyrja për sekuestrimin e cigareve kontrabandë dhe arrestimin e tyre.
Mon Ladi 38 vjeç me origjinë shqiptare dhe rezident i rregullt në Itali ka qenë një prej pjesëtarëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë Financiare ka tentuar të përplasë makinën e policisë për t’u larguar.
Përveç akuzës së trafikimit dhe kontrabandës 38-vjeçari do të përballet dhe me akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit, si dhe dëmtimin e njërit prej mjeteve të policisë.
Cigaret ishin të paketuara në koli dhe aktualisht policia po punon për zbardhjen e skemës së kontrabandës, si dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik që kryhej në pjesën ushtarake të portit në Brindizi.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com