ITALI - Policia e Milanos ka sekuestruar ditën e sotme 50 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë dhe ka arrestuar 2 shqiptarë në një apartament në Milano, si posedues të lëndës narkotike.Të arrestuarit janë dy shtetasit shqiptarë Ilia Luari, 46 vjeç dhe Daniel Qillo 37 vjeç.
Sipas të dhënave të policisë italiane dy trafikantët e kishin ruajtur lëndën narkotike në një apartament në rrugën “Caraçiolo”, në veri të qytetit me qëllim që ta shisnin gjatë pushimeve të festave.
Policia ka marrë informacione paraprake nga banorët e zonës për sjelljet e çuditshme të dy shqiptarëve dhe ka monitoruar për pak kohë apartamentin e tyre, deri në operacionin e sotëm që finalizoi arrestimin e 2 shqiptarëve dhe sekuestrimin 50 kg heroinë.
Sipas policisë së Milanos, nga verifikimi paraprak i lëndës narkotike nëse heroina është me pastërti të lartë vlera e 50 kilogramëve shkon në 1 milion euro.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com