Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga duke transportuar 600 gramë kokainë të pastër në Ancona të Italisë. Pak pas mesnate, karabinierët kanë ndaluar dy të rinjtë, gjatë kontrollit të pikave të kalimit në kabinat e pagesave në portin Loreto në Ancona. Në momentin e arrestimit shtetasit Marsel Mati dhe Artan Milloshi ishin drejtuar për në jug të Ankonës me një automjet të tipit Ford Fiesta, ngjyrë e zezë.
Droga ishte fshehur në sediljen e pasme, dhe bashkë me të i janë sekuestruar dhe 1500 euro. Të arrestuarit janë Marsel Mati 21 vjeç dhe Artan Milloshi 23 vjeç. Dyshohet se Mati dhe Milloshi janë pjesë e një organizate kriminale, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e fakteve.
Dy personat e arrestuar: Marsel Mati dhe Artan Milloshi

(fj.di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com