Itali,sërish lëkundje tërmeti,banorët
 dalin jashtë shtëpive të frikësua

Itali,sërish lëkundje tërmeti,banorët<br /> dalin jashtë shtëpive të frikësua
Rikthehet frika e tërmetit në Italinë qendrore. Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.3 ballë e shkallës rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Peruxha në thellësinë 11 km.
 
Lëkundjet u ndien edhe në rajone të tjera ku ndër më të prekurat ishte province e Norçes ku banoret kane dale jashtë banesave te frikësuar.

Fatmirësisht për momentin nuk rezultojnë të plagosur. Bashkiaku i Norcias Nikola Alemanno u shpreh se janë dëmtuar disa mure të ndërtesa antike të cilat ishin prekur nga tërmeti i disa ditëve më parë.

Kujtojmë se në 24 gusht Italia qendrore u godit nga një tërmet katastrofik me magnitude 6.2 ballë i shkalles rihter i cili shkaktoi rreth 300 të vrarë dhe solli shkatërrimin e qytezave te Amatrices, Pescara del Tronto.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar