Itali, sezoni i fundit me “99,9
për qind” për Gianluigi Buffon

Portieri i Juventusit dhe i kombetares se Italise, Gianluigi Buffon, ka deklaruar te henen se sezoni i ardhshem do te jete me “99,9%” i fundit per te si lojtar, duke lene nje porte te hapur ne rast te fitores se Liges se Kampioneve.

“Po, do te jete 99,9%. Kam patur nje sezon te fundit intensiv, ndaj dua pak kohe per te marre vendimin per t’u larguar”, deklaroi Buffon i pyetur nga TV Sky Sport 24 lidhur me mundesine e fundit te karrieres pas Boterorit -2018.

Buffon, i cili eshte 39 vjec, ka deklaruar shume here se do t’i jape fund karrieres pas Kupe se botes ne Rusi, qe do te jete ne rast te kualifikimit te Italise, e gjashta per te.

“Me eshte lene nje porte hapur nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli: nese fitojme Ligen e Kampioneve, une do te vazhdoj te luaj edhe nje sezon me teper, per te synuar gjithashtu Boterorin e klubeve dhe trofe te tjera”, deklaroi Buffon, rekordmen ne Evrope me 169 ndeshje me ekipin kombetar te Italise. 

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti