Shqiptarë kundër italianëve, shishe që ‘flututurojnë’ madje edhe kundër efektivëve të policisë, është peizazhi që përshkruajnë mediat italiane për të dhënë një panoramë të një sherri të ndodhur pranë Romës, nga ku 2 shqiptarë u arrestuan. Dhe i gjithë konflikti nisi për një shishe birrë.

Mbi 60 persona u përshinë në sherrin e ndodhur pasditen e së martës para një lokali në qendër të Palestrinës, nga ku në pranga përfunduan 7 persona, 2 shqiptarë dhe 5 italianë, mes të cilëve edhe një person, i cili ecte me ndihmën e patericave.

Shqiptarët e arrestuar janë 26-vjeçari B.C. dhe 25-vjeçari K.D.,  ndërsa ndër 5 italianët e arresutuar ishte është një pensionist 65-vjeçar. Të gjithë të njohur më parë nga polica, u liruan sot nga gjykata, raportojnë mediat italiane.

26-vjeçari shqiptar B.C., pas pune hyri në një bar. Fillimisht, konflikti nisi mes tij dhe pronarit të barit për një shishe birrë, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari tha sot në gjykatë se italiani e ofendoi, ndërsa ky i fundit tha se 26-vjeçari e goditi i pari. Procesi gjyqësor ndaj të arrestuarve do të nisë më 3 tetor.

Redaksia Online
(M.B/Shqiptarja.Com)