Itali- Policia italiane e Milanos ka arrestuar orët e fundit një 20-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave, në “Via Don Calabria”.
Gjatë kontrollit, efektivët e komisariatit të Lambratit i gjetën të riut 7 doza hashash (16 gramë) dhe 200 euro.
Po kështu, në kontrollin e mëtejshëm në shtëpinë e tij në Pioltello, u sekuestruan 42 gramë hashash të ndarë në 18 doza, 42 gramë kokainë, një peshore, 300 euro dhe material paketimi.
Disa doza ishin të fshehura në mbështjellës dhe karamele: 7,7 gramë hashash në 18 mbështjellës dhe 12,28 gram në 27 doza. Gjithashtu, në një qese u gjetën 6 doza kokainë (3 gramë) dhe 19 gramë të tjera ende të papaketuara, shkruan "Milano Today".
I riu shqiptar, emri i të cilit nuk u publikua, është mbyllur në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.