Itali, shkarkohen 4 senatorë të
“Lëvizjes 5 Yjet”, u cilësuan "rebelë"
Qëndron i lartë tensioni në "Lëvizjen 5 Yjet" e Beppe Grillos në Itali, vetëm dy ditë nga votëbesimi i Kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Matteo Renzi. Mediat italiane e përshkruajnë si kaotike gjendjen e krijuar brenda kësaj lëvizje. (Foto/4 senatorët e shkarkuar)
ITALI- Qëndron i lartë tensioni në "Lëvizjen 5 Yjet" e Beppe Grillos në Itali, vetëm dy ditë nga votëbesimi i Kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Matteo Renzi. Mediat italiane e përshkruajnë si kaotike gjendjen e krijuar brenda kësaj lëvizje, pasi Asamblea vendosi të votonte në favor të procedurës së shkarkimit të 4 senatorëve, të cilët janë Luis Alberto Orllana, Francesco Campanella, Fabrizio Bocchini dhe Lorenzo Battista.
Por katër senatorët e cilësuar si “rebelë”, i kanë paraprirë votimit në internet dhe kanë dhënë dorëheqjen. Votimi në internet, u hodh nga vetë Grillo në blogun e tij, ku kanë qenë 29.883 persona që kanë votuar pro shkarkimit të katër senatorëve kundrejt 13.485 kundër.
Ndërkohë, një grup i përbërë prej 30 deputetësh të Lëvizjes 5 Yjet, janë shprehur se janë gati të largohen nga grupi i tyre parlamentar, pasi nuk bashkohen me largimin e katër të ashtuquajturve “rebelë” të Senatit.
Njëri prej senatorëve të shkarkuar, është shprehur se për Grillon ata janë vetëm gurë shahu që mund të manovrohen dhe për të janë të gjithë të njëjtë.
Përtej dorëheqjes dhe njëkohësisht të shkarkimit të tyre, ka qenë edhe senatori Maurizio Romani që ka paraqitur dorëheqjen e tij nga “Lëvizja 5 Yjet” edhe pse nuk ishte në listën e vendosur on-line.
Gjatë ditës së sotme, katër disidentët, kanë regjistruar një video për të shpjeguar pozicionin e tyre. Ndërsa Grillo, hapte votimin për shkarkimin e senatorëve është shprehur se ata nuk janë në sintoni me lëvizjen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22