ITALI – Policia e vendit fqinj ka arrestuar 13 persona dhe ka shpallur në kërkim edhe 2 të tjerë për trafik droge nga Shqipëria në Itali. 

Nga mediat italiane mësohet se një prej të arrestuarve është edhe shqiptari Eljon Hoxhai, 32 vjeç.

Zbulimi i këtij grupi trafikantësh u arrit pas ndërthurjes së dy operacioneve të ndryshme të zhvilluara nga autoritetet italiane "Tenaglia" dhe "Disinnesco". Në total trafikantëve u është sekuestruar një sasi droge me vlerë mbi 600 mijë euro bën të ditur policia italiane.

32-vjeçari shqiptar, Eljon Hoxhai ka qenë ndër të parët që ka rënë në prangat e policisë, ndërsa sot në mëngjes janë arrestuar 2 të tjerë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë kërkimet për 2 të tjerët.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)