Në kuadër të operacionit “Casa Bancomat” policia italiane ka njoftuar për mediat, ditën e sotme, se ka arrestuar dhe pjestarët e fundit të një bande hajdutësh shqiptarë me veprimtari kriminale në zonat mes qytetit të Ternit dhe Romës dhe që gjithashtu dyshohen për gati 100 vjedhje shtëpish.
Hetimet për asgjësimin e kësaj bande të shumtë në numër kanë filluar qysh nga 19 Shkurti i këtij viti dhe kanë përfunduar me arrestimet e fundit të kryera mbrëmjen e djeshme.
Ndërsa bëhet me dije se aktiviteti i kësaj bande shqiptarësh nuk kufizohej vetëm në vjedhje por ishte e përfshirë dhe në trafikimin e lëndëve narkotike dhe prostitucionit.
Të arrestuarit.
Numri i të arrestuarve gjatë gjithë kohëzgjatjes së hetimeve paraprake, mësohet te jetë rreth 15. Dhe pse ende nuk bëhet i ditur identiteti i pjesëtarëve të bandës, për momentin policia italiane vetëm deklaron se të arrestuarit janë të gjithë shtetas shqiptarë, të moshave nga 21 deri në 45 vjeç.
Me banim në qytetet e Lazios si Roma dhe Ostia, në përjashtim të një rasti, të gjithë të ndaluarit e tjerë nuk disponojnë dokumenta të rregullta leje qëndrimi për në shtetin fqinj.
Vjedhjet e banesave.
Sipas policisë italiane aktiviteti i vjedhjeve të kësaj bande ka një shtrirje territoriale tepër të gjërë dhe një numër impresionues rastesh. Dhe pse po dyshohet për gati 100 raste, të faktuara deri më tani janë 62: 33 në qytetin e Narni, 19 në Anzio, 9 në Ardea dhe 1 rast në kryeqytet, Rome. Gjithashtu gjatë bastisjeve të shtëpive banda, në shumë raste, nuk është kursyer me vjedhjen e bizhuterive, parave apo kartave të bankomateve por edhe ka grabitur rreth 13 autovetura në pronësi të viktimave.
Trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Më 7 Gusht të këtij viti, gjatë ndjekjes së dy pjesëtarëve të kësaj bande, Policia e shtetit fqinj ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen, gjatë një aksioni ndjekjeje, të 130 kg marijuanë. Për sa i përket shfrytëzimit të prostitucionit, mediat italiane bëjnë të ditur se pjesëtarët e kësaj bande “luanin në shtëpi të tyre”, pasi përdornin si punëtore seksi të dashurat e tyre, vajza të reja në moshë me shtetësi rumune.
Redaksia Online
(e.n /shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO