Martellago-Katër shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar në Martellago gjatë një operacioni anti-drogë.
 
Policia ka shkatërruar bandën italo-shqiptare që shpërndante lëndë narkotike, heroinë, kokainë dhe droga më të lehta në lokalet e natës në operacionin e koduar ‘Koka-Parti’.
 
Gjithçka filloi me arrestimin e italianit, Flavio Petenò, i cili është një person i njohur për drejtësinë italiane, pasi është me precedent penal. Nga përgjimet telefonike nga shtatori 2014 u zbuluan edhe shqiptarët e përfshirë mes tyre Jetmir Retina dhe 3 të tjerë.
 
Policia italiane sekuestroi 73 gram kokainë, heroinë, pajisjet e presimit dhe përgatitjes së lëndës narkotike dhe 10 mijë euro, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbulimin e plotë të rrjetit dhe funksionimit.



d.b/shqiptarja.com