Drejtoria e Policisë së Udines në Itali, në bashkëpunim me Drejtorinë Antimafia të Venecias, kanë arrestuar 30 anëtarë të një organizate kriminale të trafikimit të drogës, e përbërë nga shqiptarë.

Policia italiane bën me dije se gjatë operacionit të titulluar “Faraoni”, që kishte filluar në 2011,
janë sekuestruar 11 kg kokainë që vinte nga Hollanda, si dhe 46.500 euro.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër-arrestin për shqiptarët:
Bashkim Popa 38 vjeç, Selami Kuqi 48 vjeç, Ervin Kaja 30 vjeç, Ermal Shaba 26 vjeç dhe Arian Sakurti 36 vjeç.

Dëshmitë e mbledhura nga policia çuan në identifikimin e hartës së tregtimit të kësaj droge: Fillimisht droga blihej në Shqipëri dhe Itali, më vonë merrej në 
Holandë dhe transportohej me tren për në Itali e Francë. Në qytetin e Padovas përgatitej për tregun italian, shqiptar dhe maqedonas.

Të arrestuar
-Bashkim Popa, 38 vjeç, Themelues i organizatës kriminale në qytetin e Padovës
- Selami Kuqi, 48 vjeç, Arrestim në flagrancë për shitje me pakicë të drogës
- Ervin Kaja, 30 vjeç, Arrestim në flagrancë gjatë një tentative për arratisje
- Ermal Shaba, 26 vjeç, Tregtues i drogës
- Arian Sakurti, 36 vjeç, Tregtues i drogës

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)