Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua në ditën e datëlindjes së tij nga policia italiane, vetëm për të takuar të dashurën e tij, e cila jetonte në Genova.

Mediat italiane raportojnë se Ermir Lika u arrestua dje në qytezën Courmayeur në komunën e Aostas, pasi hyri në Itali edhe pse një gjë të tillë e kishte të ndaluar nga drejtësia italiane.

“Shqiptari injoroi faktin se i ndalohej hyrja në territorin italian dhe dje ishte në Courmayeur për të festuar 33-vjetorin me të dashurën e tij. Shtëtitja romantike e tyre u mbyll në mënyrën më të keqe, me pranga”, raporton media lokale “La Stampa Aosta”.

Gjykatësi Davide Paladino e dënoi 33-vjeçarin me 5-vjet ndalim-hyrje në Itali.

Redaksia Online                                         
(M.B/Shqiptarja.Com)