Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Foto ilustruese

Itali- Dy shqiptarë janë kapur në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike, teksa tentuan edhe arratisjen nga duart e karabinierëve.

Operacioni u zhvillua gjatë një kontrolli me qëllim luftimin e trafikut të drogës, të kryer nga Njësia Operacionale e Spoleto.

Oficerët e vunë re 24-vjeçarin në një qëndrim të dyshimtë në një makinë të ndaluar në një parking, së bashku me një pasagjer, një 19-vjeçar , gjithashtu me origjinë shqiptare. Me të parë karabinierët, shoferi u përpoq t'i shmangej kontrollit duke u larguar me shpejtësi. Megjithatë, makina mbeti e bllokuar në një rrugë të ngushtë, duke lejuar oficerët të ndërhynin.

Nga kontrolli personal dhe i automjetit u bë e mundur gjetja e afërsisht 5 gramë kokainë, e ndarë në 9 doza, në posedim të drejtuesit të mjetit. Të dy subjektet, tashmë të njohur për policinë për precedentë penalë të ndryshëm, u izoluan, shkruan media italiane.

Pas verifikimeve, 24-vjeçari u prangos dhe shoku i tij u la për hetim në gjendje të lirë. Gjyqtari miratoi masën e sigurimit me burg për të, pasi cilësohet me rrezikshmëri në fushën e narkotikëve dhe përsëritës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen