ITALI - Në Siçili të italisë është verifikuar një fenomen i çuditshëm. Ditën e hënë mbi qytet ka rënë një shi me gurë të vegjël të zinj. Por në fakt kjo është pasoja e shpërthimit të vullkanit Etna, i cili lëshoi në ajër re të mëdha të zeza dhe copa gurësh.

Copat e gurëve kanë mbushur rrugët, çatitë e shtëpive dhe makinat e parkuara. Shumë njerëz kanë lëvizur me çadra për t’iu shmangur ndonjë incidenti të mundshëm.

Ky shi i rrallë ka vazhduar për disa orë para se të pushonte. Vullkani Etna me gjatësi rreth 3350 metra mbi nivelin e detit gjendet në jug të Italisë, në Siçili.

Ai është një nga vullkanët më aktivë në botë. Shpërthimi i parë i këtij vullkani është regjistruar në vitin 475 p.e.s.

Ngjarja më e rëndë e regjistruar nga shpërthimi Etnës është ai i vitit 1669, ku nga një seri shpërthimesh mbetën të vdekur 20 mijë njerëz dhe u shkatërrua qyteti i Catania-s aty pranë.

Por fermerët vazhduan të qëndrojnë në këtë vend të rrezikshëm pasi shpërthimet e vazhdueshme fertilizojnë tokën.


(v.gj/shqiptarja.com)