Itali, shpërthim në një spital COVID në Napoli, gropë gjigande në parkim (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar orët e para të mëngjesit në parkingun e brendshëm të Spitalit Ponticelli, një garnizon i ASL Napoli 1, ku u krijua një qendër Covid gjatë valës së parë të pandemisë. Spitali është në gjendje të jashtëzakonshme dhe për momentin nuk ka ujë dhe stafi i spitalit është evakuar.

Një gropë gjigande është hapur në parkimin e Spitalit Mare di Ponticelli, në periferinë lindore të Napolit. Për momentin nuk raportohet për të plagosur apo viktima, pavarësisht faktit se shumë makina kanë përfunduar në gropë. Vrima në asfalt në zonën e rezervuar për makinat e personelit është rreth 50 metra me 50 dhe është të paktën 15 metra e thellë. 

Disa dëshmitarë flasin për një zhurmë të madhe dhe më pas shembjen e rrugës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse. Sipas burimeve të para raportohet që aksidenti ka ardhur si pasojë e një problemi në tubacionet nëntokësore të oksigjenit.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr