Një shpërthim ka ndodhur në një termocentral në Bologna të Italisë, pasditen e sotme rreth orës 15:00.
Bilanci paraprak flet për 3 të vdekur, 5 të plagosur e 4 të zhdukur. Mbi dyzet zjarrfikës janë të përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Duket se numri i të të plagosurve është i destinuar të rritet, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende me saktësi.
Nga informacionet e para bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një gjenerator të lidhur me një turbinë.
Termocentrali në komunën Camugnano, i përket Enel. I ndërtuar në bregun e liqenit Suviana, është më i fuqishmi në Emilia Romagna.
Vijojnë ende kërkimet në hidrocentralin Enel. 3 persona janë të vdekur nga shpërthimi në katin -9 ku po zhvilloheshin punime, ndërsa zjarrfikëset po kërkojnë 4 të zhdukurit.
‘Po operojmë në katin e poshtëm -9, situata me të cilën po përballemi është shumë, shumë komplekse. Shpërthimi krijoi një situatë të vështirë për t’u përballuar. Kërkimet nuk do të ndalen derisa të gjejmë katër personat e zhdukur. Po punojmë në tetë kate, por është shumë e ndërlikuar të lëvizim brenda dhomave të përmbytura u shpreh Luca Cari, zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve.