ROMË, 15 nëntor /ATSH-AFP/ - Autoritetet italiane njoftuan sot se më shumë se 900 migrantë u shpëtuan në det 24 orët e fundit, duke i ulur shpresa që numri i migrantëve gati që të kalojnë detin të bjerë gjat dimrit.
Shumica e të shpëtuarve ndodheshin në bordin e anijeve që ishin duke u mbytur mes Libisë dhe Siçilisë, një zonë shumë e rrezikshme ku mijëra migrantë të drejtuar për në evropë kanë vdekur vitet e fundit.
Gjithsej 477 migrantë u dërguan në "Porto Empedocle", në brigjet jugore të Siçilisë, psi u rekuperuan nga një anije transportuese gazi metan, "Gaz Concord", gjat natës së djeshme, dhe 354 të tjerë u pritën në portin e afërt të Pozzallo-n ku i dërgoi marina italiane.
Roja bregdetare interceptoi gjithashtu një anije me në bord 80 klandestinë që ishin drejtuar për në "Cortone", cepi më juglindor i Italisë.
Anija e mbingarkuar kishte udhëtuar për gjashtë ditë nga Turqia, kishte një flamur fals italian dhe fëmijë në bord, ku katër u dërguan menjëherë në spital pasi mbëritën në port./
/G.S/