Itali/ Shpëtoi 5 persona në ditën e saj të parë të punës si vrojtuese plazhi, 19-vjeçarja pritet me duartrokitje në breg nga pushuesit

Itali/ Shpëtoi 5 persona në ditën e saj të parë të punës si vrojtuese plazhi, 19-vjeçarja pritet me duartrokitje në breg nga pushuesit

Noemi Marangoni

Dita e parë e punës për disa njerëz është një ditë e rëndësishme, ndërsa për të tjerë një fillim i vështirë. Për Noemi Marangoni, 19-vjeçaren e cila është vrojtuese plazhi në Itali, dita e parë e punës ishte jo vetëm një ditë e realizuar me sukses por edhe një ditë e paharrueshme.

Që në ditën e saj të parë të punës, 19-vjeçarja me origjinë nga Pontinia Lazio, Noemi Marangoni, ka shpëtuar 5 persona që rrezikuan të mbyteshin në detin e trazuar.

Sapo hynë në ujë, ata nuk mund të dilnin më për shkak të rrymës, e cila i çonte gjithnjë e më tej në det.

Noemi e cila ka ndjekur kursin e rojeve të shpëtimit si fillim shpëtoi një burrë dhe një grua që po bënin surf.

Teksa thirri rojet bregdetare, ajo kuptoi se kishte njerëz të tjerë në vështirësi, duke përfshirë një burrë që nuk mundi të kthehej në breg për shkak të një grope të thellë, një grua dhe një djalë të ri.

Të tjerë u përpoqën t’i shpëtonin ata por nuk ia dolën dot.

Noemi u fut në ujë dhe të gjitha ndërhyrjet rezultuan me sukses pasi njerëzit u rikthyen në breg shëndoshë e mirë.

Ky rekord i saj në ditën e parë të punës u prit plot me duartrokitje nga pushuesit që i dhanë shumë komplimente. Ndërkohë që njerëzit që ajo shpëtoi e falënderuan dhe e përgëzuan për suksesin dhe guximin.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen