Itali, shpëlarje e trurit dhe goditje elektrike ndaj të miturve që do të jepen nën kujdestari

Itali, shpëlarje e trurit dhe goditje elektrike ndaj të miturve që do të jepen nën kujdestari

Tetëmbëdhjetë të arrestuarit, mes tyre dhe një kryetar bashkie, akuzohen se kanë ushtruar mbi kujtesën e të miturit forma të ndryshme dhune në mënyrë që ti largonin ata nga prindërit e tyre të origjinës dhe t'u besohen familjeve të tjera.

Hetimi me emrin e koduar “ëngjëj dhe demonë”, është kryer nga ana e karabinierëve të Reggio Emilia-s.

Tutorët, përmes dhunës dhe parave, kanë larguar ilegalisht fëmijët nga prindërit e tyre në vështirësi ekonomike, për tjua besuar kujdestarinë të tjerëve, duke përfituar në këtë mënyrë shuma të majme eurosh.

Për të krijuar kushtet e nevojshme për ndryshimin e mëmësisë dhe atësisë, mbi fëmijët është ushtruar dhunë seksuale, janë përdorur “terapist” të rremë, kurse për fshirjen e kujtesës së fëmijëve janë përdorur impulse elektrikë.

Mes 18 të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i Reggio Emilia-s Andrea Carletti, politikanë, mjekë, punonjës socialë, përkthyes të pavarur dhe psikoterapeut.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 27/06/2019 16:15

    Kjo vlen per ata te cilet secilin qe e thote te verteten e quajn KONSPIRACIONIST!!! Flini popull flini, se gjumi ju bene MIRE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë