Itali, shpërthen vullkani Stromboli, vdes një alpinist, turistët hidhen nga paniku në det (FOTO)

Itali, shpërthen vullkani Stromboli, vdes një alpinist, turistët hidhen nga paniku në det (FOTO)

Shpërthimi i kraterit të vullkanit Stromboli

Krateri i vullkanit Stromboli shëprtheu mesditën e sotme në orën 14:46 duke i marrë jetën një alpinisti dhe përhapur panik në provincën e Ginostrës. Gurët të cilët kanë ardhur pas shpërthimit të kraterit të vullkanit në jugpërëndim të Italisë kanë goditur gjithë ishullin duke shënuar viktimën e parë si dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë banorët e Ginostrës janë fshehur në ndërtesa për t'i shpëtuar shiut të gurëve derisa Bashkia e Liparit dërgoi anijet shpëtuese për të evakuar banorët dhe turistët e zonës.

Mësohet nga mediat italiane se turistët nga paniku janë hedhur në det për shkak të gurëve ndërsa dy rrjedhje llave të Strombolit rrezikojnë ende zonën. Ndërkohë po zjarrfikëset nga Lipari po bëjnë të mundur izolimin e shkallës së djegies dhe shpëtimin e banorëve të bllokuar në ishull.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen