Itali-Shqipëri, cfarë ndeshje speciale
për legjendën e portës, Gigi Buffon

Itali-Shqipëri, cfarë ndeshje speciale<br />për legjendën e portës, Gigi Buffon
Të premten, në Palermo, do të luhet ndeshja kualifikuese Itali-Shqipëri. Portieri Gianluigi Buffon do të kalojë vijën e finishit të 1000 lojërave, të luajtura në karrierë sikurse ka bërë më herët Paolo Maldini.

Kjo ditë e shënuar për portierin e Juventusit do të ndodhë kundër Shqipërisë, kur Buffon të mbrojë katërkëndëshin e Italisë. Një tjetër “infinito” për veteranin e kombëtares axurre, lojtari i vetëm i Italisë në gjendje për të thyer “murin 999”, numër ndeshjesh të cilin ishte ish-kapiteni i Milanit e tejkaloi, duke u ndalur në 1028 lojëra në karrierë.

Më 19 nëntor 1995, gjatë ndeshjes Parma-Milan, Buffon luajti ndeshjen e parë. Që nga ai moment, në pothuajse 22 vite karrierë, gëzimet dhe zhgënjimet e kanë shoqëruar portierin e mirënjohur italian.

Ai ka mbrojtur portën e Parmës, të Juventusit dhe kombëtares së Italisë. 1000 ndeshje, numër nga i cili përjashtohen ato, në të cilat Gigi ka qenë në fushë me të rinjtë, përfshirë edhe përfaqësuesen U-21. Me fanellën axurre, Buffon ka më shumë paraqitje nga të gjithë (167 ndeshje), ndërsa në Seria A regjistron 614 ndeshje.

Dhe vjen sfida Itali-Shqipëri, e 1000-ta për të në karrierë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë