50 mijë pasagjerë në dy muajt e parë të aktivitetit dhe nga 9 në 16 aeroporte Italianë brenda fundit të Nëntorit.
Bilanci i parë është pozitiv për Flyernest, kompania që debutoi në treg në bashkëpunim me Mistral Air më 1 Korrik 2016 me misionin për të ofruar lidhje direkte midis Italisë dhe Shqipërisë në përgjigje të kërkesës që ë referohet dy pikësynimeve, lidhjeve të biznesit dhe atyre me karakter etnik arsye e udhëtimeve të vazhdueshme midis dy vendeve.
“Italia dhe Shqipëria kanë qenë ngahera partnerë të fortë tregtarë”, nënvizon themeluesi dhe CEO David Girhammar. “Shumë shqiptarë jetojnë tashmë prej vitesh në Itali dhe gjithmonë e me shume italianë po zgjedhin të bëjnë të kundërtën kohët e fundit. Nisma e jonë tenton të kontribuojë në përforcimin e mëtejshëm të lidhjes midis dy vendeve duke lehtësuar lëvizjet nga dhe për në Shqipëri”, u shpreh ai.
"Si partner operativ për lidhjet ajrore është zgjedhur "Mistral Air” me të cilin kemi nënshkruar tashmë kontratë edhe për 2017”- shton përgjegjësja e marketingut Valeria Beçari,- "edhe pse nuk përjashtojmë që në një të ardhme mundësinë për tu transformuar në një kompani të mirëfilltë ajrore".
Fluturimet e para per në Tiranë janë kryer nga Ancona, Firenze, Bari, Rimini, Bergamo, Pisa, Perugia, Trieste dhe Pescara. Është shtuar tashmë Milano Malpensa dhe nga fundviti në vijim Genova, Venezia, Cuneo, Bologna dhe Verona.
Voli Italia-Albania, Flyernest aumenta l'offerta: 16 rotte da novembre
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Voli Italia-Albania, Flyernest aumenta l'offerta: 16 rotte da novembreRedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com