Itali-Shqipëri, me cilin do të bëj
tifo trajneri i kuqezinjve De Biasi?

Itali-Shqipëri, me cilin do të bëj<br />tifo trajneri i kuqezinjve De Biasi?
Në 24 Mars Shqipëria do të luajë me Italinë në Palermo në një ndeshje të shumëpritur, pasi tifozët kuqezinj prej shumë vitesh e ëndërronin një përballje në një kompeticion ndërkombëtar.
 
Interesi për një sfidë të tillë u duk qartë në miqësoren e vitit të kaluar në Genoa, ku në stadium ishin mijëra shqiptarë.
 
Por më e veçantë kjo ndeshje do të jetë për trajnerin  e natyralizuar si shqiptar, Gianni De Biasi.
 
Tekniku thotë se “Është një ndeshje e veçantë, pasi një italian vendoset përballë kombit të tij.
 
Por do të jetë thjeshtë një ndeshje futbolli. Shqipëria do të japë maksimumin në fushë ndaj Italisë
” shprehet ai.
 
Më pas, De Biasi ndalet sërish te plaga e vjetër, humbja e shansit për të drejtuar Italinë në verë pas largimit të Contes.
 
Unë kam bërë një punë të mirë në Shqipëri, ndoshta është momenti për t’u vlerësuar më shumë trajnerët italianë, pasi në nivel ndërkombëtar nuk krahasohen me askënd” tha ai.
 
Trajneri më parë ka deklaruar se ishte një person i vetëm që i prishi punë në ëndrrën e tij për të drejtuar Italinë. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve