PARMA - Një luftë e vërtetë mes klaneve, për kontrollin e prostitucionit në rrugën midis Reggio Emilias dhe Parma, u shënua së fundmi, ku protagonistët ishin shqiptarët dhe rumunët. Policia, pas një seri hetimesh, arrestoi 7 persona nga Evropa Lindore (5 burra dhe 2 gra) me akuza për pjesmarrje në grabitje, vjedhje, lëndime të rënda trupore dhe mbante armësh pa leje.
Më kontretisht bëhet fjalë për 5 shqiptarë të moshës mes 34 dhe 23 vjeç, të gjithë banues në Parma dhe 2 prostituta një rumune 21 vjeçe dhe një shqiptare 30 vjeçe, të dyja banuese në Parma). Një prostitutë 25-vjeçare rumune, arriti të ikë, por u denoncua. Hetimi filloi në prill në sajë të guximit e dy prostitutave të reja rumune, të cilat ishin viktima të dhunës dhe frikësimit të klanit të Parmës.
Ato e thyen murin e heshtjes (tejet i përhapur në mjediset e prostitucionit), duke denoncuar se ishin viktima të kërcënimeve serioze dhe sulmeve nga dy prostitutat (një rumune dhe një shqiptare). Frikësimi dhe dhuna bëheshin me qëllim për të hequr prostitutat që kishin zënë një sipërfaqe të madhe, ose i detyronin të paguanin.
Sipas hetimeve nga policia, 2 prostitutat u rrahën me shqelma e grushta si dhe u kërcënuan me thika. Ndërkaq, ishte zhvilluar edhe skena e përplasjes, kur erdhi një makinë me burra të armatosur me shkopinj dhe leva, ku më pas ishte zhvilluar një luftë e vërtetë mes rumunëve dhe shqiptarëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com