Një shqiptar 44 vjeçar, rezident në qytetin e Teramos në Itali, ka abuzuar për shtatë vjet rresht seksualisht me vajzën e tij 11 vjeçare.

Vajza që sot ka mbushur 18 vjeç ka bërë  denoncimin duke dëshmuar se i ati ushtronte ndaj saj forma nga më të shëmtuarat të dhunës, si ajo seksuale, seksi oral e kërcënim jete.

Gjithçka ka nisur në vitin 2007, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe i ati ushtronte një dhunë mizore.

Vajza ka treguar për policinë italiane se për vite të tëra babai i saj e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale duke e mbajtur mbyllur në shtëpi.

Giovanni de Rensis, prokuror i çështjes, ka pohuar se  denoncimet e bëra ndaj shqiptarit kanë mbërritur disa vite më parë nga operaratorët e qendrës mjekësore të qytetit, por ka qënë Prokuroria që ka kërkuar shtyrjen e gjykimit të kësaj çështje.

Tashmë vajza i është nënshtruar një strukture të specializuar mbrojtjeje.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)