Një shtetas shqiptar në Itali ka çuditur policinë e Milanos, kur gjatë një kontrolli në banesën e tij i është gjetur një armë pistoletë mbi 100 vjeçare.
 
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur. Policia po ndërmerrte një aksion antidrogë në rrugën "Monte Velino", kur shqiptarit iu sekuestruan 3 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e cilësisë së lartë.
 
Më pas, policia ushtroi kontrolle edhe në banesën ku ai jetonte. Gjatë këtij kontrolli, policia gjeti një revolver antik, që ishte krijuar në fillim të viteve 1900 dhe që mësohet se është përdorur deri në fund të luftës së Dytë Botërore.
 
Arma ishte me numër serial të dëmtuar, por nga ana tjetër ishte plotësisht funksionale. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com