Një 27-vjeçar shqiptar në Itali ka grabitur tre unaza ari me gurë të çmuar dhe një orë Tissot, ndërsa i ka fshehur në të brendshme për t'i shpëtuar policisë. 

Shqiptari është ndjerë i frikësuar sapo ka parë efektivët në Firence teksa i afroheshin, ndërsa këta të fundit janë vënë në ndjekje të tij menjëherë. 

Fakti që ai ka tentuar të largohet me vrap ngjalli dyshim tek karabinierët ku pas një kontrolli që i bënë shqiptarit, ju zbulua se fshihte bizhuteri ari dhe me gurë të çmuar të vjedhura.

Gjatë kontrollit nga agjentët, atij iu gjetën 3 unaza ari me gurë të çmuar dhe një orë për femra.

I riu i tha efektivëve se sendet ia kishte dhënë një i panjohur në rrugë, por policia ka nisur hetimet me dyshimet se janë vjedhur prej tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com