Tragjedi në Meina.

Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Festim Brankollari, ka humbur jetën në ujërat e liqenit Maggiore. Ishin zhytësit e Brigadës së Zjarrit që gjetën  trupin e pajetë të 38-vjeçarit në një thellësi prej njëzet metra, njëqind metra larg bregut. Pas raportimit të disa prej qytetarëve, zhytësit u angazhuan menjëherë, por fatkeqësisht Brankollari nuk mundi të shpëtonte.

Brankollari punonte në një hotel në Meina dhe prej 10 vjetësh ishte zhvendosur me gruan dhe vajzën e tij në Arona.