Një shqiptar në Itali e teproi me alkoolin dhe niste të bezdiste kalimtarët. Këta të fundit njoftuan karabinierët për praninë e të riut dhe në vendngjarje mbërriti një patrullë policie. Ngjarja ndodhi në Ponte Sisto në Romë. Në përpjekje për t’u arratisur, i riu shqiptar zbriti me shpejtësi shkallët që të fshihej në një shtyllë të urës.
Por nuk zgjati shumë dhe karabinierët e panë. Sërish dontë të largohej dhe sulmoi njërin prej tyre e më pas u hodh në lumin Tiber. Me ndihmën e zjarrfikësve, karabinierët arritën ta nxirrnin nga uji dhe e dërguan në komisariat, ku do të akuzohet për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.