ITALI- Një shqiptar dhe një italiane po luftojnë për jetën, pasi ndodhen në gjendje të rëndë në spital për shkak të djegies që kanë pësuar nga zjarri.
Sipas mediave italiane, shqiptari rreth 25-vjeç pas një debati tentoi që të djegë me benzinë bashkëjetuesen e tij italiane rreth 40-vjeçe, ndërsa nga flakët u përfshi edhe shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Montecchio në mes të Gaifana dhe Nocera Umbra, ndërsa ata kanë pësuar djegie në dy të tretat e trupit.
Pas njoftimit nga banorët e zonës, zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur duke dërguar në spital shqiptarin dhe italianen, ndërsa kanë neutralizuar edhe flakët që përfshinë banesën.
Më rëndë sipas mjekëve paraqitet gjendja e gruas italiane, por edhe shqiptari nuk e ka kaluar rrezikun.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për shkaqet, ndërsa pritet përmirësimi i gjendjes së dy të plagosurve për t'i marrë në pyetje.
[gallery]20836[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO