Një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Peruxhias për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike, e llojit kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se i riu kishte fshehur drogën në airbag-un, e makinës e tij tip ‘Fiat 500”.
Bëhet fjalë për 6,5 kg kokainë e cilësisë mjaft të lartë. Nëse droga do të shitej në treg shqiptari do të përfitonte rreth 1 milionë euro.
27-vjecari shqiptar u ndalua në superstradën E25 të Peruxhias ndërsa udhëtonte nga veriu i Italisë.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, thuhet se është me dokumente të rregullta dhe prej disa vitesh ishte rezident në shtetin fqinj.
Në momentet e ndalimit, ai nuk ka ditur tu shpjegojë policisë arsyet e udhëtimit të tij në qytetin e Peruxhias.
Nga analizat e kryera nga Policia shkencore italiane u vërtetua se kokaina ishte 90% e pastër.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com