Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes me benzinë në Milano të Italisë.
Pasditen e së martës (7 maj), ai i ka vënë flakën vetes përballë gruas dhe disa kalimtarëve në qendër të Riçiones pasi u njoftua se do dëbohej nga shtëpia.
Ai është shtruar në spitalin Bufalini në Cesena në gjendje shumë të rëndë ndërsa mësohet se ka pësuar djegie në 70% të trupit. Bashkëshortja e tij, me origjinë rumune, ndodhet po ashtu e shtruar në spital në gjendje shoku.
Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, pritet që arsyet e ngjarjes të zbardhen në vijim. Së pari, do të jetë e nevojshme të konstatohet nëse dëbimi ka qenë arsyeja pse i vuri flakën vetes dhe së dyti nëse çifti nuk e kishte zënë shtëpinë në mënyrë të paautorizuar.
Vetem ndaje mendjen ku u dogj milano apo riccione se jane 350 km distance
PërgjigjuBravo Turi ????