E trishtuar të thuhet, por duket sikur gjithmonë të mirët janë ata që largohen. Ky është rasti i 18-vjeçarit shqiptar Albert Dreni, i integruar në mënyrë të përkryer me jetën në Itali por që tashmë nuk ka më shpresë nëse do të zgjohet nga koma. Ai ndodhet në këtë gjendje pas një sherri të bandave italiane. Kështu e nis shkrimin gazeta italiane ‘’Il Gioranle ‘’.

18-vjeçari shqiptar është goditur gabimisht me thikë pasi u fut të mbronte shokun tij nga Amerika Latine i cili u përfshi në një sherr midis dy bandave rivale në Milano të Italisë.

Shqiptari përshkruhet si një djalë i përkushtuar ndaj punës dhe jetës dhe indiferent ndaj problemeve. Si duket nuk ka asnjë shpresë që ky djalë i mirë që ndërhyri për të mbrojtur një mik, të mund  të zgjohet më nga koma.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com